Deputetja e LDK-së: Nuk kemi ndërruar qëndrim sa i përket marrëveshjes finale me Serbinë - NACIONALE

Deputetja e LDK-së: Nuk kemi ndërruar qëndrim sa i përket marrëveshjes finale me Serbinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Për marrëveshjen me Serbinë, nga Lidhja Demokratike e Kosovës thonë se nuk kanë ndërruar qëndrim.

Kështu të pakten po deklaron deputetja e kësaj partie, Valentina Bunjaku.

Bunjaku në një intervistë për EO sqaron se për partinë që ajo përfaqëson një marrëveshje e pranueshme do të ishte ajo që ka njohjen finale në qendër.

“Jo absolutisht dhe nuk duhet të prisni që ndryshon qëndrim Lidhja Demokratike e Kosovës. Ne në parlament, si dhe lidershipi ynë, kemi treguar se jemi pro bisedimeve me Serbinë, për një zgjidhje të qëndrueshme dhe finale”, tha Bunjaku për EO.

Tutje ajo thotë se “Sa i përket bisedimeve teknike dy dekada më herët edhe qeveritë e kaluara kanë shtjelluar bisedime dhe mund të them që asnjëherë s’kemi ardhur deri tek qëllimi final që të jetë njohja finale në qendër”, tha Bunjaku.

Lajme të ngjashme