Deputetja e LDK-së: Gjatë Qeverisë Kurti kanë ikur më shumë se 100 mijë qytetarë - NACIONALE

Deputetja e LDK-së: Gjatë Qeverisë Kurti kanë ikur më shumë se 100 mijë qytetarë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Rezarta Krasniqi, ka fajësuar Qeverinë Kurti për ikjen masive të qytetarëve nga Kosova.

Ajo ka bërë me dije se vetëm gjatë kësaj qeverive ka ikur nga vendi mbi 100 mijë qytetarë.

Sipas saj, ky fenomen edhe më shqetësues do të jetë edhe pas 1 janarit, kur do të fillon të zbatohet liberalizimi i vizave.

“Gjatë kësaj qeverisje kanë ikur më shumë se 100 mijë qytetarë, rinia po ikë dhe kjo është shqetësuese, por shqetësuese do të jetë edhe mbas 1 janarit, por është mirë me dalë edhe me parë qytetarët se qysh janë vendet evropiane dhe me parë që më mirë se vendi ynë nuk ka”, ka thënë Krasniqi për “Front Online”.

Lajme të ngjashme