Deputetja e LDK-së e ashpër me Bashën e VV-së: Ulu aty dhe mos pengo, të mungon edukata
Deputetja e LDK-së Valentina Bunjaku është nervozuar me deputetin e VV-së, Dimal Bashaj.
Derisa deputetja e LDK-së mbante adresimin e saj për dy vjetorin e qeverisë Kurti, Basha e pengonte nga vendi ku ishte ulur.
Kjo ka nxitur reagimin e ashpër të Bunjakut.
Ajo me zë të lartë i ka kërkuar deputeti të VV të ulet dhe të edukohet.
“Ti Dimal Basha ulu aty dhe mos pengo, edukohu. Edukohu, sepse ju mungon edukata. Mos ndërhy, ulu aty”, ka thënë Bunjaku me zë të lartë.
Më pas ka ndërhyrë edhe kryetari i Kuvendit i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili ka kërkua qetësi.
“Zoti Basha, qetësi”, ka thënë Konjufca.