Deputetja e AAK-së: Qeverisë Kurti gjithçka po i duket normale - NACIONALE

Deputetja e AAK-së: Qeverisë Kurti gjithçka po i duket normale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e AAK-së, Alaban Bytyqi, ka kritikuar zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili sot ka thënë se ikja e qytetarëve nga Kosova është normale.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Qeverisë Kurti gjithçka që dikur iu dukej jo normale, tani po i duket si normale.

Gjithçka që dikur iu dukej jo normale, sot për Qeverinë Kurti është normale. Çka nuk na erdhi dita me pa e dëgju edhe neve. Po harrojnë që arkivat ekzistojnë. Shumë qesharak jeni t’u dalë për besë!”, ka shkruar Bytyqi.

Lajme të ngjashme