Deputetja e AAK-së: Masat e BE-së i kushtuan Kosovës, po humbim miqtë tanë - NACIONALE

Deputetja e AAK-së: Masat e BE-së i kushtuan Kosovës, po humbim miqtë tanë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Duke iu përgjigjur pohimit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi se këto masa kanë forcuar sovranitetin e Kosovës në veri, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, argumentoi se në vend të kësaj ato i kanë shkaktuar kosto të konsiderueshme vendit.

Duke iu referuar pohimeve se situata në veri është përmirësuar dukshëm, Kadrijaj i hodhi poshtë këto si interpretime subjektive.

“Nuk mendoj që ja kanë vlejtur masat…Vec të na hiqen masat po kërkohet një koncesion tjetër dhe Kosova po mbesim në rrugën e integrimit evropian në vendnumërim, pa njohje të re dhe të dëmtuar me buxhet pas masave nga BE. Nëse po mendojnë se është shtri sovraniteti me një ngritje të flamurit në objektin e komunë gabojnë, sepse ne po humbim miqtë tanë, është hera e parë që na kanë braktisë”, ka thënë ajo në Tëvë1.

“Në situatën që kemi qenë atëherë ne është dashur të marrim vendim ose me heq dorë nga sovraniteti në veri ose me pagu një çmim për insistimin tonë për sovranitetin në veri. Ne mendojmë se ia ka vlejtur për arsye se situata sot në veri është sikur nata me ditën me situatën para dy-tri viteve”, tha Bislimi, gjatë raportimit në Komisionin për Integrim Evropian", tha ajo më tej.

Lajme të ngjashme