Deputetja e AAK-së: Kryeministër, koha e jote po përfundon - NACIONALE

Deputetja e AAK-së: Kryeministër, koha e jote po përfundon

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për caktimin e vlerës se koeficientit për pagat në sektorin publik.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se caktimi i vlerës se koeficientit prej 105 euro është fyerje për zyrtarët publikë.

Sipas saj, koha e kryeministrit Kurti po përfundon.

Sot, kryeministri ka fy rëndë zyrtarët publikë, ua uli dinjitetin, i poshtëroi, luajti lojë të pistë e psiqike këto muaj duke mbajtur fshehur një koeficient kaq skandaloz. Koha jote po përfundon kryeministër për të mos u kthyer kurrë më. Sepse populli sheh, populli ndëshkon!”, ka shkruar Bytyqi.

Lajme të ngjashme