Deputetja e AAK-së ka një thirrje: Duhet të jemi bashkë për vizat - NACIONALE

Deputetja e AAK-së ka një thirrje: Duhet të jemi bashkë për vizat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka thënë se pozitë e opozitë duhet të jenë bashkë në çështjen e liberalizimit të vizave.

Në Kuvendin e Kosovës, Kadriaj ka thënë se duhet angazhim nga Qeveria dhe Kuvendi.

“Duhet angazhim maksimal të Kuvendit, Qeverisë e të gjithë mekanizmave, që të lobojmë te vendet që e kanë njohur pavarësinë dhe vendet e tjera. Mendoj që jemi bashkë për këtë temë, të jemi një zë”, tha Kadriaj, raporton Nacionale.

“Me vonesë po debatohet sot. Kërkesa është bërë shumë moti, por për shkak të agjendave të ngjeshura, është spostuar ky debat dhe ka mbërri deri sot”, ka theksuar deputetja e AAK-së.

“Kosova duke qenë vendi më pro-evropian në rajon, kemi ngelur pa liberalizim të vizave. Edhe pse kemi pasur kushte e kritere më shumë se të gjitha vendet e tjera. Tash po bëhen 4 vite që kur e kemi marrë rekomandimin, dhe sa herë është votuar në Parlamentin Evropian”, u shpreh Kadriaj.

Lajme të ngjashme