Deputetja e AAK-së ia përmend Kurtit intervistën për gazetën gjermane
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se nuk ka asnjë plan për kthimin e serbëve në veri.
Në interpelancën parlamentare të kryeministrit Kurtit, ajo ia ka përmendur Kurtit intervistën për gazetën gjermane, në të cilën ka thënë se për situatën në veri është informuar nga ambasadori amerikan në Prishtinë.
“Po e shohim se ti ke pas një alternativë, se si me e bo veriun llugë dhe nuk ke asnjë alternativë se si me dalë prej kësaj situate. Ju nuk keni pasë asnjëherë plan strategjik, nuk ke pas asnjë plan B, asnjë plan C. Dhe këtë e kemi par në intervistën e fundit që ju e keni dhënë në një gazetë gjermane, ku keni thënë se nuk keni qenë i informuar se cili ka qenë rreziku në pjesën veriore te Mitrovicës, por për rrezikun dhe situatën e krijuar në pjesën e veriore të Mitrovicës ju jeni informuar prej ambasadori amerikan”, ka thënë ajo.
Sipas saj më mirë të dëgjohet ambasadori amerikan në fillim.
“Atëherë, z. Kryeministër, më mirë ka qenë që prej fillimit me e degju ambasadorin amerikan, e me shty afatin për zbatimin e vendimit për targat dhe jo më bë loja, se po e shtyj 24 orë, e 48 orë”, ka thënë ajo.