Deputetja Bytyqi për rritjen e tatimit: Qeveria po ndëshkon qytetarët - NACIONALE

Deputetja Bytyqi për rritjen e tatimit: Qeveria po ndëshkon qytetarët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi ka reaguar në rrjetin e saj social, Facebook, në lidhje me rritjen e tatimit në pronë, çështja e cila ka alarmuar qytetarët porsa i morën faturat.

Bytyqi e ka quajtur ndëshkim të qytetarit nga qeveria rritjen, duke thënë se rritja 100% është kulmi.

Tutje deputetja ka thënë se ky pushtet po e varfëron e po e dërrmon popullin.

Statusi i plotë:

Qeveria që ndëshkon qytetarin

Rritja për 100 për qind e tatimit në pronë është KULMI.

Nuk e di ku e ka limitin ky pushtet por veprimet e tij janë veç në dëm të secilit prej qytetarëve të Kosovës.

Ky pushtet po e varfëron edhe më shumë popullin, po e dërrmon atë. Goditje pas goditjeve dhe asnjë lajm të mirë për mirëqenien e tyre.

Tmerr për besë!

Lajme të ngjashme