Deputetja britanike: Ka armë që po vijnë përtej kufirit, ma thanë burimet ushtarake - NACIONALE

Deputetja britanike: Ka armë që po vijnë përtej kufirit, ma thanë burimet ushtarake

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënsja e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka bërë disa paralajmërime lidhur me hyrjen e armëve në Veri të Kosovës nga Serbia.

Kearns ka theksuar se burimet ushtarake i kanë dhënë informacione të qarta për transferimin e armatimeve në mënyra të ndryshme përmes kufirit, duke vënë në rrezik sigurinë në rajon.

Ajo ka theksuar se KFOR-i nuk ka mohuar ekzistencën e armëve që kalojnë nëpër kufi, veçanërisht duke përmendur një incident të vitit 2022, kur një sasi armësh u gjetën në ambulanca dhe kisha.

”Po, burimet ushtarake kanë qenë shumë të qartë se ka armë që po vijnë përtej kufirit, deklarata e KFOR nuk thotë që nuk ka armë matanë kufirit duke kaluar nga kufiri, nga Serbia dhe Kosova Veriore, sepse ata e dijnë që ka. Ata kanë biseduar specifikisht për incidentin e vitit 2022 kur KFOR-it ju kishte thënë se armët që kishin ardhur në ambulanca dhe ishin vendosur në kisha. Tash, unë ju besoj shumë se njerëzve që kam folur me ta që kanë qenë në vend të ngjarjes dhe i kanë parë ata vet dhe ne të gjithë e dijmë, siç e kemi parë dhunën e tmerrshme ndaj ushtarëve të KFOR-it së fundmi dhe se ka municione duke u sjell në veri të Kosovës“, ka thënë ajo në një intervistë për RTV21

Lajme të ngjashme