Deputeti Zyba e bën zëdhënësin e KEK-ut, jep detaje për avarinë e sotme: Kutia e njehsorëve është djegur
Deputeti i VV-së, Sali Zyba, ka bërë sot zëdhënesin e KEK-ut. Duke reaguar ndaj partive opozitare për avarinë që ka ndodhur sot në KEK, e cila ka shkyçur Termocentralin Kosova A, ai ka dhënë detaje për rastin.
Detajet që i ka dhënë ai në profilin e tij në “Facebook”, nuk i ka treguar as korporata në njoftimin zyrtar për media.
Në mënyrë të veçantë, ai i ka reaguar deputetit Ferat Shala, i cili ka qendër i pari që e ka publikuar avarinë e sotme.
“Kutia e njehsorve është djegur, nuk ka pasur eksplodim. Edhe një herë Ferat Shala tregoi se me sa padurim i ëndërron eksplodimet nëpër ndërmarrjet publike, me shpresë se pastaj mund të bërtetë: Albini i ka fajet; mafia energjetike i ka fajet. I gatshëm që me njerëzit e vet të prodhoje sabotime të shtetit e "eksplodime" vetëm për një status në facebook dhe 10 debate televizive”, ka shkruar Zyba.