Deputeti i VV-së thotë se qeveria po i pret ndërkombëtarët për hapjen e Urës së Ibrit - NACIONALE

Deputeti i VV-së thotë se qeveria po i pret ndërkombëtarët për hapjen e Urës së Ibrit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, po thotë se qeveria po i pret ndërkombëtarët për hapjen e Urës së Ibrit.

Ai në “Debat Plus” tha se Qeveria ka vendosur t’i jap kohë aleatëve ndërkombëtarë që të vendosin se kur është koha e duhur për hapen e urjes.

“Mendoj që Qeveria ka bërë mirë që u ka dhënë kohë ndërkombëtarëve të tregojnë se kur është momenti i duhur edhe për ta. I kemi parë deklaratat e Osmanit që jep një parashikim që deri kur mund të ndodhë hapja e urës, e ka përmend fundin e vitit, konsideroj që është e mjaftueshme kjo”, tha ai.

Sipas Halitit cështja e hapjes së urës nuk duhet të politizohet dhe kurdo që hapet ajo të bëhet pa pompozitet.

Lajme të ngjashme