Deputeti i VV-së për dhunë në Kuvend: Pati provokime që nga fillimi i seancës - NACIONALE

Deputeti i VV-së për dhunë në Kuvend: Pati provokime që nga fillimi i seancës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Visar Korenica ka folur pas përplasjes në Kuvendin e Kosovës, mes ministrave e deputeëve të VV-së me deputetët e PDK-së.

Korenica ka thënë se që nga fillimi i seancë kishte provokime si vendosja e fotografisë “zdraVo”.

Ai nuk e ka mohuar veprimet e ngjajshme të dikurshme të VV-së në Kuvend.

Natyrisht që ngjarja është shumë e papëlqyeshme dhe skenare të tilla nuk do të duhej që të ndodhnin në Kuvend. Deputetët duhet të përleshen me gjuhën e argumentit sa i përket kundërshtimeve politike që mund t’i kenë karshi pozitës”.

Provokime ka pasë prej fillimit të seancës. Shembull, vendosja e fotografisë. Ne kemi gjuajtur edhe me vezë në të kaluarën edhe me sprej, por po flasim për provokimet.” – ka thënë ai per medie pas shkuarjes së Kuvendit në pauzë për dy orë.

Lajme të ngjashme