Deputeti i VV-së, partisë së parë: A është barrë vetëm e jona me kriju konsensusin? - NACIONALE

Deputeti i VV-së, partisë së parë: A është barrë vetëm e jona me kriju konsensusin?

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i partisë së parë, Artan Abrashi ka pyetur se pse është barrë vetëm e Lëvizjes Vetëvendosje të krijohet konsensusi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Këto deklarata, ai i bëri pas dështimit të 49-të. Nga gazetarët, Abrashi u pyet mbi takimin Kurti-Limaj, i paralajmëruar për sot.

“Takimet me përfaqësues të partive politike, VV i bën vazhdimisht, jo sot, edhe dje, edhe pardje, edhe nesër.

Me Limajn sigurisht, por edhe të tjerët që shprehin vullnet. Po na vjen keq që jemi të vetmit që po reflektojmë karshi obligimit që na e dha Kushtetuesja. A është barrë vetëm e VV-së me kriju konsensusin e nevojshëm? Detyrim i VV-së stabiliteti politik i Kosovës?

S’ka problem, e marrim këtë barrë, por kur obligimi shpërndahet të krejt, pse barra t’i ngarkohet vetëm njërit” – tha ai.

Lajme të ngjashme