Deputeti i VV-së, opozitës: Doja ta përqafoja ambasadorin Berishaj, por nuk me linit ju - NACIONALE

Deputeti i VV-së, opozitës: Doja ta përqafoja ambasadorin Berishaj, por nuk me linit ju

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlament të PDK-së, Abelard Tahiri, ka akuzuar deputetin e LV-së, Enver Haliti, se e ka mbrojtur ambasadorin Martin Berishaj gjatë raportimin në Komisionin Hetimor të Kuvendit të Kosovës.

Në seancën e sotme parlamentare, ku po diskutohet raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar për Energjinë, Tahiri ka thënë Haliti e ka penguar punën e këtij komisioni.

Puna e deputeti në fjalë në komisionin hetimor vetëm një: mos me e lënë Besim Imerin me ardhë me deshmu në komision hetimor. Për çfarë arsye? Për shkak të aludimeve për keqpërdorime që kanë ndodhur në atë periudhë. Në fjalimin e parë të kurseva, por kur tani dole e po na moralizon, që i rrishe gati Martin Berishajt: mos fol, mos fol, se ajo nuk e përmban periudhën kur ne e hetojmë”, ka thënë Tahiri

Ndaj pohimeve të Tahirit ka replikuar Enver Haliti.

Ky i fundit i ka mohuar pretendimet e deputetit të PDK-së.

Madje, Haliti ia ka rikujtuar Tahirit dhe deputetëve tjerë të opozitës mirësjelljen që kishin treguar ndaj Berishajt gjatë intervistimit në komisionin hetimor.

Për herë të parë ambasadorin Berishaj e kam takuar atë ditë në komision. Unë kam ndjek parime e komisionit, secili që ka dashur të dalë jashtë fushës i kam thënë se nuk ke nevojë, se është komisioni tjetër për ata. Edhe unë kisha pasë qejf me e përqafu ndoshta, por nuk lenin rend këta”, ka thënë deputeti i VV-së.

Gjatë intervistimit të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, në këtë komision, deputetët e opozitës ishin shfaqur shumë miqësor më të, duke e kursyer nga shumë pyetje të vështira.

Disa nga ta edhe e kishin përqafuar, ndërsa disa të tjerë nuk i kishin shtruar fare pyetje.

Lajme të ngjashme