Deputeti i VV-së merr vajzën e tij në seancën e Kuvendit - NACIONALE

Deputeti i VV-së merr vajzën e tij në seancën e Kuvendit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka marrë me vete edhe vajzën e tij, Sian.

Një foto të deputetit të VV-së me vajzën e tij e ka postuar në “Facebook” deputetja e VV-së, Tinka Kurti.

Në foto shihet vajza e vogël duke shikuar deputetët, derisa Zyba përkujdeset për të.

Kohë me parë, edhe deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, kishte marrë foshnjën e saj në një takim që kishte në Kuvend.

Në mbledhjen e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ajo kishte marrë me vete edhe foshnjën e saj, e cila ka lindur para një muaji.

Kjo ishte hera e parë që një deputete e Kosovës shihet me foshnjën e saj gjatë një mbledhje të komisionit parlamentar.

Lajme të ngjashme