Deputeti i VV-së: Jam skeptik për propozimet që vijnë nga Franca për dialogun - NACIONALE

Deputeti i VV-së: Jam skeptik për propozimet që vijnë nga Franca për dialogun

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Fatmir Humolli, është shprehur skeptik ndaj propozimit frnako-gjerman për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

Ndonëse kryeministri Albin Kurti këtë plan e ka quajtur si bazë të mirë, Humolli ka thënë se nuk iu beson shumë propozimeve që vijnë nga Franca.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, ai ka thënë se këtë skepticizëm e ka për shkak të raporteve historike që ka pasur Franca me shqiptarët.

Neve ende nuk na është prezantuar ndonjë plan franko-gjerman apo plan i BE-së për të cilin po flitet, andaj nuk mund ta di se çfarë përmban ai. Sidoqoftë, me sa na është thënë sipas adresimit të kryeministrit, kjo nuk është një marrëveshje e cila duhet nënshkruar apo refuzuar, por është një plan bazik mbi të cilin supozohet te ndërtohet marrëveshja. Unë personalisht jam skeptik kur bëhet fjalë për propozime që vijnë nga Franca duke pasur në mendje qëndrimet e Francës historikisht në raport me shqiptarët”, është shprehur Humolli.

Lajme të ngjashme