Deputeti i VV-së i bindur: Asociacioni s’do të ndodhë në maj - NACIONALE

Deputeti i VV-së i bindur: Asociacioni s’do të ndodhë në maj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së Alban Bajrami, ka folur në Tëvë 1 rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në fjalën e tij, Bajrami ka thënë se Kosova do të anëtarësohet në këtë institucion dhe Asociacioni nuk do të ndodhë në maj.

“Kosova ka për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës në maj, Asociacioni në maj nuk do të ndodhë, ju sigurojë për këtë gjë. Ministrat e vendeve anëtare nuk mund ta pengojnë Kosovën në këtë proces, për shkak se ne kemi shterë të gjitha kërkesat që ata kanë pas dhe i kemi plotësuar në shumicën e rasteve kushtet që ata kanë vënë. Edhe për Asociacionin ne kemi shpreh gatishmëri” – ka thënë Bajrami.

Lajme të ngjashme