Deputeti i PDK-së: Me marrëveshjen e Kurtit kemi dy “zajednica” dhe një autonomi
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, është shprehur i shqetësuar me përmbajtjen e planit të BE-së.
Ai ka bërë me dije se pjesa më problematike e dokumenti është pika 7.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në bazë të këtij plani Kosova do t`i ketë dy “Zajednica” dhe një autonomi.
“Kryeministri duhet të na sqaroj se në cilat pika të lartshënuara bënë pjesë marrëveshja e planit franko-gjerman?! Kur duhet të sillet për ratifikim në Kuvend, për t’i diskutuar veçanërisht nenet 7 dhe 10 të marrëveshjes, të cilat nene nga një “zajednicë” e mëhershme, tani kemi dy “zajednica” dhe një autonomi (shih nenin 7 të marrëveshjes): “Zajednica” e komunave, “Zajednica” e kishave dhe Autonomia e veçantë e dy “zajednicave”, në lidhje direkte me Beogradin”, ka shkruar Shala.