Deputeti i PDK-së me fjalim të çuditshëm: Diktatori s'e njeh as vëllain biologjik
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka lexuar një fjalim në Kuvend të Kosovës, e ku po diskutohet edhe më tutje për grevën e SBAShK-ut.
E kur përfundoi së lexuari, ndonëse me vështirësi, ai tentoi t’i thotë disa fjalë përtej asaj çfarë kishte shkruar.
Në këtë përpjekje për të folë pa lexuar, z.Beqa rrëshqiti në deklarata me probleme kuptimore. Në fillim përmendi traditën shqiptare, duke tentuat t’i thoshte Kurtit se ndoshta po synon të vendos diktaturë në Kosovë.
“Ne i kemi disa tradita shqiptare, nëse e marrim edhe të kaluarën edhe tashmen, ata janë shumë optimistë se kanë qenë shumë të sinqerta në zyrën tuaj. Ndërsa ju duhet të reflektoni dhe të hyni në botën e qytetarëve, ose mund të themi ndryshe. Nëse keni ndonjë orientim të mendoni, se nuk mund të ndodh, sepse jemi sistem parlamentar, jemi republikë parlamentare, që mendoni ta çoni vendin në një formë tjetër.”, theksoi z.Beqa.
Tutje, deputeti i PDK-së bëri një sqarim aspak logjik në lidhje me afërsinë biologjike të vëllezërve.
Ai tha se diktatorët nuk njohin as vëllain biologjik, duke shtuar se nuk e ka në kuptimin njerëzor, ndonëse nuk tregoi se çka nënkupton vëllai jo në kuptimin njerëzor.
“Atëherë përgjigja që e keni pasë pas debatit apo takimit me grevistët ku thuani që mu drejtuan si vëlla. Më tha një mik që “asnjë njëri, i cili ka qenë diktator ose pretendon me qenë diktator, nuk e njeh as vëllain biologjik”. Jo atë vëllain në kuptimin njerëzor, por nuk e njeh as vëllain biologjik dhe nëse i del në rrugë jashtë konceptit të tij, merr veprime dhe kemi pasë shembuj edhe në Republikë të Kosovës dhe republikave afër Kosovës.”, tha Kurti.