Deputeti i PDK-së: Kryehajni këtu është Albin Kurti, 4-5 vetë menaxhojnë me 300-400 milionë euro - NACIONALE

Deputeti i PDK-së: Kryehajni këtu është Albin Kurti, 4-5 vetë menaxhojnë me 300-400 milionë euro

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka akuzuar rëndë kryeministrin Albin Kurti.

Në debatin e sotëm parlamentar për arrestimin e drejtorit të KEK-ut, ai ka thënë se kryehajni në fushën e energjisë është i pari i Qeverisë.

Sipas tij, vetëm disa veta menaxhojnë me 300-400 milionë euro.

Kryehajni këtu është Albin Kurti. Sepse këta janë 4-5 hajna. Ju nuk jeni, ju jeni përfaqësues të popullit. Këta nuk iu lënë juve të hyni në tall. Janë 4-5 vetë që kanë menaxhuar me 300-400 milionë. Ju pjesa anej nuk keni fare tall këtu dhe çdo tentativë për me i mbrojt dilni naiv dhe qesharak. Sepse këta një ditë ikun me axhin, shkojnë në Norvegji a diku dhe ju lënë në baltën e paligjshmërisë”, ka thënë Kastrati.

Lajme të ngjashme