Deputeti i LDK-së: VV-ja nuk i ka votat as për formimin e qeverisë - NACIONALE

Deputeti i LDK-së: VV-ja nuk i ka votat as për formimin e qeverisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat për formimin e Qeverisë.

Sipas tij, kjo është arsyeja pse po bllokohet konstituimi i Kuvendit.

Ai kështu është shprehur në Tëvë1.

“Unë mendoj që nuk i kanë numrat as për qeveri dhe kjo është arsyeja pse po zvarritet zgjedhja e kryetarit te Kuvendit. Nuk mendoj që i kanë numrat përkundër asaj që kanë thënë gjithmonë”, u shpreh.

I pyetur nëse kanë pasur ftesë konkrete nga LVV për konsultime, pas kërkesës që bëri nënkryetari i kësaj partie, Glauk Konjufca për tejkalim të krizës në Kuvend, ai tha se përveç letrës së Kurtit nuk kanë pasur ndonjë ftesë.

Ai ka mohuar ndonjë bashkëpunim me LVV-në.

“Me Lëvizjen Vetëvendosje nuk është që presim ndonjë bashkëpunim,, qëndrimi është ai që ka qenë deri tani, duhet reflektim i partisë më të madhe, duhet të trajtojë partnerët e tyre potencial të cilët kanë dal edhe publikisht dhe të konstituohet Kuvendi dhe të vazhdojë puna normalisht. Është përgjegjësi e tyre t’i gjejnë votat”, tha Hyseni

Lajme të ngjashme