Deputeti i LDK-së: Së pari Kurti të japë dorëheqje, pastaj flasim për datën e zgjedhjeve - NACIONALE

Deputeti i LDK-së: Së pari Kurti të japë dorëheqje, pastaj flasim për datën e zgjedhjeve

3 javë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim Shala, ka komentuar diskutimet që po bëhen për datën e mundshme të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Në një deklarim për Front Online, Shala beson se më mirë është që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të japë dorëheqje e që pastaj të mund të flitet për datën e zgjedhjeve.

Që të flasim për datën e zgjedhjeve, duhet të japë dorëheqje Kurti ose ta rrëzojë qeverinë e tij me anën e mocionit, me votat e shumicës.” – ka thënë ai.

Ndërkohë, partitë opozitare, përfshirë edhe partinë e Shalës, janë shprehur se janë të gatshëm për zgjedhjet e reja kurdo që ato mbahen.

Lajme të ngjashme