Deputeti i AAK-së kërkon që Policia ta mbrojë Rrahman Jasharajn
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, i ka bërë thirrje Policisë që ta mbrojë kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharajn.
Në seancës e sotme të Kuvendit, ai ka thënë se Jasharaj për shkak të grevës po përballet me sulme linçuese nga zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës.
“Greva dhe sulmet fizike e linçimet që po i bëhen një qytetari të Kosovës si në rastin e Rrahman Jasharajt, sulmet linçuese ndaj çdo njeriu dhe ankesa se fëmijët nuk po shkojnë në shkollë, problemi është te Qeveria dhe kryeministri. Jo te individi”, ka thënë ai.
Ajo ka thënë se përgjegjës për vazhdimin e grevës është Qeveria dhe jo sindikatat.
“Nga kryeministri kërkojmë përgjegjësi se fëmijët po rrinë në shtëpi. Po ashtu kërkoj nga Policia që ta marrë në mbrojtje Rrahman Jasharin. Tendenca për të pasur përçarje me sindikatat është shumë problematike. Këto kundërshtime që i kemi nga brenda mund t’i shfrytëzojë armiku”, ka deklaruar Berisha.