Deputeti Gola e kopjon pak liderin: Hajde, se po t’i jap 100 euro - NACIONALE

Deputeti Gola e kopjon pak liderin: Hajde, se po t’i jap 100 euro

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Vetëvendosjes, Ardian Gola, ka hyrë pak në rolin e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ky i fundit ditë më parë e imitonte kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, me fjalët “ami 100 euro”.

Pak a shumë, të njëjtën e tha sot në Kuvendin e Kosovës deputeti Gola.

“Nuk mundesh ti, vetëm pse po të dhimbet një shtesë sociale, hajde po t’i jap 100 euro. Janë falë borxhe veç pse ka pas qef një kryeministër”, tha Gola në Kuvendin e Kosovës.

“Për mu, ani pse nuk jam jurist, Ligji për Grevat është saktësisht plotësues te nenet që dikush po gjen kontradiktë. Neni 13 për fokus e ka të drejtën e grevës. Dhe askush nuk mund të ndërmarrë masa disiplinore ose materiale për organizimin sindikal. Neni 18 e ka në fokus punën. Kur ti nuk e realizon punën, çfarë kuptimi ka me u kompensu financarisht”, tha Ardian Gola.

“Kemi raste të qarta se si puna që mungon gjatë grevës nuk ka kuptim me u kompensu. Përndryshe ti e ushqen një mjet të veprimit sindikal, i cili është jolegjitim. Përpjekja për t’i dhënë fund një praktike abuzive, nuk punon e merr pagë, kësaj duhet t’i jepet fund. Opozita duhej të heshte, që po i japim fund një praktike të marrjes peng të institucionit. Të paktën me heshtë, përkundrazi moralizimi vazhdon. Po abuzohet shumë edhe me kritikat mbi premisat ideologjike, se si parti e majtë duhej të kishte ndjeshmëri humane”, theksoi deputeti i Vetëvendosjes.

Lajme të ngjashme