Deputetët nisin të mblidhen, arrijnë edhe ata VV-së e PDK-së
Pas atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës, tashmë në sallën e Kuvendit të Kosovës kanë arritur edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Partisë Demokratike të Kosovës.
Për pak, pritet të fillojë vazhdimi i seancës konstituive, i thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje.
Seanca është konsideruar si anti-kushtetuese, ndërsa VV-ja ka akuzuar opozitën se po dëshiron të çojë vendin në zgjedhje.