Deputetët miratojnë rezolutën për liberalizimin e vizave
Deptuetët e Kuvendit të Kosovës, e kanë miratuar rezolutën e AAK-së për liberalizimin e vizave.
Rezoluta është miratuar me 65 vota për, asnjë kundër dhe abstenim.
“65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi e miratoi Rezolutën e propozuar nga AAK-ja por i harmonizuar nga të gjitha grupet parlamentare, në lidhje liberalizimin e vizave”, ka thënë kryeparlamentari Konjufca.
Ndryshe, deputetët e Vetëvendosjes në seancë, e vlerësuan si debat që po diskutohet në kohë jo të duhur.
Megjithatë, në fund rezolutën e përkrahën të gjitha grupet parlamentare.