Deputetët i rikthen “përpjekjeve”: A do të konstituohet Kuvendit pas aktgjykimit të tretë të Kushtetueses? - NACIONALE

Deputetët i rikthen “përpjekjeve”: A do të konstituohet Kuvendit pas aktgjykimit të tretë të Kushtetueses?

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Pas pushimit prej një muaj e gjysmë, deputetët sot do t`i rikthen përpjekjes për konstituimin e Kuvendit. Kjo tentativë për të përmbyllur seancën maratonike konstituive, e cila ka filluar më 15 prill, bëhet pas publikimit të aktgjykimit të tretë të Gjykatës Kushtetuese.

Partitë politike kanë bërë me dije se do ta respektojnë këtë aktgjykim, por nuk kanë dhënë shenja se do të lëvizin nga qëndrimet e tyre.

Seanca e sotme që do të fillojë në ora 10:00 ka vetëm një pikë në rendit të ditës.

Ajo është zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.

Në aktgjykimi që është publikuar të mërkurën është bërë me dije se të drejtën e propozimit të nënkryetarit nga komuniteti serb e ka vetëm Lista Serbe.

Duke u nisur nga konstatim, Nenad Rashiq, ka bërë me dije se më nuk do të kandidojë për nënkryetar të Kuvendit.

Deputeti nga komuniteti serb, i cili është propozuar nga VV-së postin e nënkryetarit serb, ka thënë se pas publikimit të aktgjykimit të fundit nuk sheh më hapësirë të kandidojë.

Ai ka vlerësuar se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka qartësuar se Lista Serbe e ka “ekskluzivitetin” e propozimit të nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.

“Sot e lexova dhe sa e shoh unë dhe të them drejtën nuk jam ekspert për të zbërthyer vendimin e Kushtetueses. Sa e shoh unë gjykata ia ka dhënë të drejtën ekslusive Listës Serbe dhe në këto aspekte, me aq sa e kuptova mirë stemi i votimit në short nuk ka nevojë që të zbatohet më sepse tashmë është e mundshme disa herë brenda 12 ditësh që të votohet dhe nëse e kuptova mirë, unë nuk shoh hapësirë për kandidimin tim. Unë jam besimtar i ligjeve dhe institucioneve, nuk shoh mundësi që unë të jem kandidat dhe nëse gjykata është ashtu e prerë unë nuk po shoh vend për kandidimin tim”, ka thënë Rashiq për lajmi.net.

Lajme të ngjashme