Deputetët e VV-së largohen nga komisioni që udhëhiqet nga Armend Muja - NACIONALE

Deputetët e VV-së largohen nga komisioni që udhëhiqet nga Armend Muja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbledhja e stome Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere ka treguar se deputetët e VV-së nuk mund ta durojnë shumë njëri-tjetrin.

Derisa ky komision ka shqyrtuar Planin e performacës së Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP) për vitin 2023, ka pasur një mospajtim mes kryetarin të këtij komisioni, Armend Muja dhe deputetit të VV-së, Enver Haliti.

Ky i fundit ka kërkuar që Armend Muja të bëjë pyetje më të fokusuar për çështjet që është thirrur bordi.

Ndërsa, përgjigjja e Mujës ka qenë se ai mund pyes çka të dëshiron.

Pasi Muja filloi ta ngrisë zërin, deputeti Haliti ka lëshuar mbledhjen.

Pas tij, janë larguar edhe deputetët Eman Rrahmani dhe Visar Korenica nga Vetëvendosje./EO/

Lajme të ngjashme