Deputetët e Srpskas u kthyen në Kuvend për t’u nënshkruar, Konjufca: Administrata t’ua ndalë mëditjet
Dhjetë deputetët e Listës Serbe, janë rikthyer sot në Kuvendin e Republikës, pas pesë muajsh mungesë në seancat parlamentare. Por në seancën e Kuvendit të Kosovës, këta deputet qëndruan vetëm pak minuta.
Ata fillimisht u nënshkruan në listën e evidencës së deputetëve, e menjëherë pas nënshkrimit u larguan nga seanca. E si nënshkrues të listës, deutetët e Listës Serbe edhe mund t marrin mëditjen për ditën e sotme.
E ndaj kësaj situatate, reagoi kreu i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca.
Konjufca theksoi se veprimi i tillë është i ulët. Ai kërkoi nga administrata e Kuvbendit që ‘tua ndalë mëditjet e sotme këtyre deputetëve.
“Para se të dalim tek debati, dëshiroj që të them se ajo që bëri lista serbe sot me ardhjen pas pesë muajshe sa ditëve në Kuvendin e Kosovës vetëm për tu nënshkruar, është sjellja më e papërgjegjshme që mund ta shohim këtu në Kuvendin e Kosovës. Ata qëndruan në me pak se 10 minuta këtu në Kuvend dhe dolën menjëherë. Andaj më e pakta që mund të kërkoj nga administrata sot është që të privohen nga mëditjet e sotme,”- ka deklaruar Konjufca.
E ndërkohë deputetët e Listës Serbe u kthyen në Kuvend pas më shumë se pesë muajve mungesë. E pas 6 muajve mos-pjesëmarrje në seancat e Kuvendit, sipas rregullores së Kuvendit, deputeti humbë mandatin.
Kujtojmë se dhjetë deputetë të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – kanë dhënë dorëheqje muaj më parë nga mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës, ashtu si edhe zyrtarë të tjerë serbë në institucionet në veri të vendit në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar planin për regjistrimin e makinave me targa serbe.
Të njëjtit më pas u patën zëvendësuar nga deputetë tjerë të kësaj partie, por që edhe ata kanë bojkotuar në vazhdimësi seancat e Kuvendit.