Deputetët e Listës Serbe hyjnë në Kuvend - NACIONALE

Deputetët e Listës Serbe hyjnë në Kuvend

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetët e të gjitha partive politike kanë filluar të mblidhen në Kuvend për seancën konstituive të legjislaturës së nëntë.

Para pak qastesh në ndërtesën e kuvendit janë parë duke hyrë edhe deputetët e Listës Serbe.

Deri me tani në ndërtesën e Kuvendit kanë hyrë edhe disa deputetët ët LVV-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës.

Seanca që pritet të fillojë në ora 10:00 në agjendë ka katër pika.

Pika e parë parasheh formimi i një komisioni të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve.

Më pas në rend të ditës do të jetë betimi i deputetëve.

Në piken e tretë parashihet zgjedhja e kryekuvendarit të Kuvendit, kurse pika e katërt parasheh zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

Vetëm nëse plotësohet këto pika, seanca konstituive mund të konsiderohet si e përfunduar.

Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit, LVV-ja ka fituar 48 deputetë, PDK-ja 24, LDK-ja 20, kurse koalicioni AAK-Nisma 8 deputetë.

Lajme të ngjashme