Deputetët e LDK-së replikojnë me njëri-tjetrin: Juristët dhe profesorët e letërsisë
Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj dhe kolegu i tij Kujtim Shala, kanë pasur dilemma në lidhje me rregulloren e re.
Ai ka komentuar edhe në lidhje me deklaratën e kolegut të tij, Kujtim Shala, që gjeti disa vërejtjet në rregulloren e re.
“Ne juristët themi se kur bëhen dy juristë, dalin tri mendime. Por, kur kemi edhe profesorët e letërsisë bëhen 30 a 40 mendime”, tha Selmanaj.
Deputeti i LDK-së e vlerësoi si praktikë të gabuar, kur deputetët qëndrojnë në seancë dhe nuk votojnë.
“Për secilën pikë na ka ndalë ndonjë mendim i yni. Është përgjegjësi elementare për ta ushtruar të drejtën e votimit për, kundër ose abstenim”
“Unë kam thënë duhet të detyrohemi për të votuar. Sepse duhet të kemi karakter edukativ. Kjo është praktikë e mbrapshtë. Nëse dëshiron ta bllokosh kuorumin lëshojë seancën. Këtë praktikë e keni vendosur ju kur keni qenë në opozitë”, tha Selmanaj.
Pas kësaj reagoi Kujtim Shala.
"Nuk ka profesioni këtu. Ky është dokument politik", tha Shala.