Deputetët e Kuvendit debatojnë sot për dialogun Kosovë-Serbi
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare.
Në këtë seancë, deputetët do të diskutojnë për zhvillimet në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Seanca fillon në ora 12:00.
“Seanca plenare- Rendi i ditës - 1.Debat parlamentar për zhvillimet në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Vendi: Kuvendi KosovësKoha: 12:00.” – thuhet në njoftim.
Kërkesa për debat parlamentar për dialgun u bë nga deputetët e PDK-së.
Në mocionin e tyre thuhet se qasja e qeverisë në raport me këtë proces mbetet shqetësuese
“Rrjedhimisht, mbetet shqetësuese edhe qasja e Qeverise se Republikës së Kosovës në raport me disa çështje qe lidhen me këtë proces, duke përfshirë dhe mos u kufizuar edhe në raport me transparencën dhe llogaridhënien qe duhet ta karakterizojë të njëjtin.” – thuhet në mocionin e PDK-së.
