Deputete Deliu reagon ndaj kufizimit të hapësirës për gazetarë: Çka janë këto? Hiqeni këtë turp
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu Kodra, ka reaguar pas kufizimit të hapësirës në ballkonin ku qëndrojnë gazetarët në Kuvend të Kosovës.
Gazetarët – përfshirë edhe ata të Nacionales – e bojkotuan përcjelljen e seancës së sotme në shenjë proteste.
Vendimi për një çështje të tillë ishte marrë nga ana e Kryetarit të Kuvendit, por pa dhënë një arsye për një gjë të tillë.
Deliu ka deklaruar se “Me dëshirë, kjo Qeveri ua ndalon hyrjen krejt gazetarëve nëpër institucione.”
Ajo ka shtuar me habi: “Çka janë more këto kufizime? Hiqeni këtë turp!”
Ndaj këtij vendimi për kufizim hapësire ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).