Demi me statistika: 25 për qind të kohës, Kurti e kalon nëpër të pame e homazhe
Agron Demi, anëtar i shoqërisë civile, ka bërë një statistikë interesante.
Në një shkrim të titulluar “Qysh e kalon kohën e tij Kryeministri?”, Demi ka vlerësuar se më shumë se një të katërtën e kohës kryeministri Albin Kurti e kalon “nëpër të pame, homazhe e akademi përkujtimore”.
Tutje, sipas Demit, Kurti 23.7 për qind të kohës e ka kaluar duke pritur ambasadorët e akredituar në Kosovë.
“Nëse bazohemi në njoftimet që gjenden në faqen zyrtare të Zyrës së Kryeministrit, nga janari e deri më sot:
- ma shumë 1/4 e kohës së Kryeministrit ka shku nëpër të pame, homazhe e akademi përkujtimore;
- 23.7% të kohës e ka kalu duke pritë ambasadorët e akredituar në Kosovë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, apo liderë e delegacione nga shtetet tjera;
- 13.8% të kohës e ka kalu tu pritë në takime grupe të studentëve, pensionistë të huaj e vendorë, ish-diplomatë, delegacione nga mërgata, Lugina, Bosnja, Sanxhaku...” – ka shkruar Demi.