Demarkacioni përplas Gazmend Muhaxherin dhe Ramush Haradinajn - NACIONALE

Demarkacioni përplas Gazmend Muhaxherin dhe Ramush Haradinajn

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, sërish është përfshirë në një debat me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Ky i fundit në një intevristë për gazetën "Blic", e cila do të transmetohet sonte, ia ka përmendur Haradinajt demarkacionin me Malin e Zi.

“Siç e ka përbirë Haradinaj bretkosën e demarkacionit, ashtu edhe Kurti do ta përbijë atë të Asociacionit”, ka thënë Muhaxheri, raporton blic.

Për këtë, përmes një statusi në "Facebook" ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

"Paska folur Gazmend Muhaxheri edhe një herë për demarkacionin duke ma ngarkuar në qafë veç mua. Ani se populli thotë "gjuha prej tuli është", zoti Muhaxheri duhet ta dijë se kur ta lënë "kopilin te dera", duhet të merresh me të, e ai e di më mirë se kushdo tjetër se kush na e la kopilin e demarkacionit te dera".

Tutje Haradinaj ka thënë se "duke qenë krejtësisht të vetëm", kanë bërë aq sa ka qenë e mundur.

"Ani se populli thotë "gjuha prej tuli është", zoti Muhaxheri duhet ta dijë se kur ta lënë "kopilin te dera", duhet të merresh me të, e ai e di më mirë se kushdo tjetër se kush na e la kopilin e demarkacionit te dera. Unë dhe partia ime, duke qenë krejtësisht vetëm në këtë temë, kemi bërë aq sa ka qenë e mundur, duke e rikthyer demarkacionin në procedurë korrigjimi, kjo duke e siguruar edhe pajtimin e Malit të Zi. Mirë do të ishte të flasë për ata që e kanë gatuar edhe asociacionin edhe demarkacionin, e jo ta drejtojë gishtin nga ata që janë mundu ta ndreqin edhe të pandreqshmen!", ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme