Deliu ndaj RTK-së: Dikush duhet të jap përgjegjësi, ndaleni këtë marre
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, i ka reaguar lajmeve të rreme të RTK-së, përmes faqes së saj zyrtare.
Deliu tha se ajo çfarë po bënë ky pushtet kundër mediave tash e katër vjet, duke tentuar që të heshtë secilin zë që i kritikon, është skandaloze.
“Ftoj të gjithë, akterë vendorë dhe ndërkombëtarë, që t'u dalin në mbrojtje gazetarëve ndaj sulmeve të njëpasnjëshme. Larg duart edhe nga RTK-ja. Dikush, diku, duhet të jap përgjegjësi. Ndaleni këtë marre!”, shkruan Deliu.