Deliu-Kodra: Ndërlidhja e liberalizimit të vizave me çështje politike, e padrejtë - NACIONALE

Deliu-Kodra: Ndërlidhja e liberalizimit të vizave me çështje politike, e padrejtë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pasi BE-ja ka vendosur që çështja e liberalizimit të vizave të shtyhet për shkak të situatës në veri.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se nuk është e drejte që liberalizimi i vizave për Kosovën të ndërlidhet me çështje politike.

Ajo ka kritikua edhe Qeverinë, duke thënë se po e dëmton vendin.

“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, vendim që pritej të mirrej sot, është hequr nga agjenda e ambasadorëve të vendeve të BE-së me arsyetimin mbi situatën e tensionuar në pjesën veriore të Kosovës për targat. Tash, përtej ndërlidhjes politike të liberalizimit nga ana e BE-së, që është plotësisht e padrejtë, rikthimi i nivelit të dialogut tek targat nga ana e Qeverisë po i sjell vetëm dëme vendit. Sikur të dëgjoheshin në fillim SHBA-të për shtyrje të afatit për targat për 10 muaj, sot gjendja do të ishte ndryshe. Keq – shumë keq”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme