Deliu-Kodra: Kusari-Lila ka komunikuar në emër të Kurtit me Radoiçiqin
Blerta Deliu–Kodra, deputete e PDK-së, ka folur në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet biseda në mes Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së, dhe Milan Radoiçiqit, i akuzuar për sulmin e armatosur në Banjskë.
Deliu – Kodra ka kërkuar që Kusari–Lila të trëgojë publikisht se pse ka pasur nevojë për komunikim me Radoiçiqin.
Deputetja e PDK-së tha se Kusari–Lila ka komunikuar me në emër të kryeministrit Albin Kurti.
“Zonja Kusari – Lila duhet të vijë këtu dhe të tregojë publikisht pse ka pasur nevojë që të komunikojë me Radoiçiqin, kush e ka udhëzu, sepse unë jam e bindur që Mimoza Kusari nuk ka komunikuar kokë në më vete. Ajo ka komunikuar në emër të Qeverisë, ka komunikuar në emër të pushtetit, ka komunikuar në emër të Albin Kurtit” – tha Deliu-Kodra, transmeton Nacionale.