Dekreti i Osmanit "prej qiellit shihej se ishte jokushtetues", Hasani: Gjykata ia anuloi në absolut
Enver Hasani, ish-Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se prej ditës së parë e kishte quajtur "jokushtetues" dekretin e Vjosa Osmanit, Presidente e Kosovës, për shpërndarje të kuvendit.
"Prej qiellit shihej", tha ai në KTV në një intervistë.
"Mund të them që në bazë të pjesëve që ka dhënë GjK, është jashtëzakonisht profesionalisht i arsyetuar pse dekreti është jokushtetues. Gjykata e ka ruajtur (rendin kushtetues), efekti i dekretit 0, nul absolut...
Prej qielli, prej ditës së parë e kam thënë, që është jokushtetues," tha ai.