Deklarohet Haradinaj: Opozita fitoi zgjedhjet, mund të bëhet shumicë solide për qeveri - NACIONALE

Deklarohet Haradinaj: Opozita fitoi zgjedhjet, mund të bëhet shumicë solide për qeveri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Opozita i fitoi zgjedhjet, tha kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, në një koncerencë për media pas mbylljes së vendvotimeve.

Haradinaj, përkundër Exit Polleve, tha se kanë informace se rezultati i AAK-së është dy-shifror, rrjedhimisht mbi 10%.

“Opozita i ka fitu zgjedhjet edhe pres me padurim të bashkëpunojmë për krijimin e qeverisë së opozitës”, tha Haradinaj.

“Na vjen mirë që mundi ynë ka rezultu me fitoren e opozitës. Opozita krijon shumicë solde dhe i jep Kosovës qeveri të qëndrueshme. Besoj se kjo do të ndodh”, tha ai.

Lajme të ngjashme