Deklarohet Bislimi: Kryetarët do të ushtrojnë detyrat nga ndërtesat komunale - NACIONALE

Deklarohet Bislimi: Kryetarët do të ushtrojnë detyrat nga ndërtesat komunale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar për situatën në pjesën veriore të vendit ku edhe tre kryetarët e tjerë të rinj në pjesën veriore u futën në objektet zyrtare komunale. Bislimi tha se ata “janë të zgjedhur me votë dhe mund të rrëzohen vetëm me votë”.

“Kryetarёt e komunave tё Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, qё u betuan dje, e kanё obligim ligjor tё fillojnё punёn menjёherё. Institucionet publike e kanё obligim tё sigurojnё kushtet qё tё njejtёt tё ushtrojnё detyrat dhe pёrgjegjёsitё e tyre”, ka shkruar Bislimi

“Si kryetarё tё komunave, ata mund tё ushtrojnё pёrgjegjёsitё e tyre vetёm nga ndёrtesat e komunёs. Tё ardhur me votё, mund edhe tё rrёzohen me votё. Tё pёrzgjedhurit e qytetarёve si rregull rrallёherё gёzojnё mbёshtetjen e secilit qytetar. Por kjo nuk nёnkupton qё qytetarёt e pakёnaqur mund tё bllokojnё shkuarjen e tё pёrzgjedhurve nё vendet e tyre tё punёs”, shtoi ai.

Reagimi i Bislimit:

Kryetarёt e komunave tё Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, qё u betuan dje, e kanё obligim ligjor tё fillojnё punёn menjёherё. Institucionet publike e kanё obligim tё sigurojnё kushtet qё tё njejtёt tё ushtrojnё detyrat dhe pёrgjegjёsitё e tyre.
Si kryetarё tё komunave, ata mund tё ushtrojnё pёrgjegjёsitё e tyre vetёm nga ndёrtesat e komunёs. Tё ardhur me votё, mund edhe tё rrёzohen me votё. Tё pёrzgjedhurit e qytetarёve si rregull rrallёherё gёzojnё mbёshtetjen e secilit qytetar. Por kjo nuk nёnkupton qё qytetarёt e pakёnaqur mund tё bllokojnё shkuarjen e tё pёrzgjedhurve nё vendet e tyre tё punёs.
Njё praktikё e tillё do tё çonte shumё lehtё nё situata absurde ku asnjё kryetar, nё asnjё komunё nuk do tё mund tё ushtronte detyrat e marra.
Kryetarёt e porsaemёruar i uroj pёr pёrgjegjёsitё e reja dhe ua rikujtoj qё janё aty pёr tё promovuar interesat e secilit qytetar pa dallim tё bindjeve politike, pёrkatёsisё etnike, statusit social, moshёs apo gjinisё.
Qytetarёt i ftoj qё t’u japin kohё tё sapozgjedhurve tё tregojnё se nё ç’masё i qёndrojnё mbrapa premtimeve tё bёra dhe principeve tё njё qeverisjeje tё drejtё, efikase, transparente, e nё shёrbim tё qytetarit.
Mekanizmat e sigurisё i ftoj qё tё bёjnё maksimumin pёr tё garantuar sigurinё e qytetarёve dhe njё ambient tё qetё pёr tё gjithё.

Lajme të ngjashme