Dejona Mihali e ashpër me opozitën: Kushtetuesja s`mund t'ua shëroj frikën partive opozitare - NACIONALE

Dejona Mihali e ashpër me opozitën: Kushtetuesja s`mund t'ua shëroj frikën partive opozitare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Koordinatorja e Komiteteve të VV-së, Dejona Mihali, ka kritikuar opozitën pasi kjo e fundit ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese për shqyrtim disa ligje.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se kjo gjykatë as nuk mund t'ua shëroj frikën as të iu kthej ndershmërinë partive opozitare.

Sipas saj, pengesat me Gjykata Kushtetuese vetëm e vërtetojnë friken e opozitës.

Gjykata Kushtetuese mundet vetëm ta vonoj pak atë që tashmë e kanë vendosur me votë qytetarët. Por gjykata kushtetuese as nuk mund t'ua shëroj frikën as t'ja kthej ndershmërinë tre subjekteve opozitare. Byroja për sekuestrimin e pasurisë së pajustifikueshme do të bëhet. Edhe Ligji për zyrtarët publikë. Edhe ai për çmimet në kohë krizash. E edhe ai për reformën në Këshill Prokurorial. Pengesat me Gjykata Kushtetuese vetëm sa vërtetojnë haptazi se çfarë përbërje të kalbur kanë së brendshmi opozita. Të parikuperueshëm”, ka shkruar Mihali.

Lajme të ngjashme