Dejona Mihali bllokon në Facebook gazetarët e Nacionales - NACIONALE

Dejona Mihali bllokon në Facebook gazetarët e Nacionales

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dejona Mihalin tashmë e mbulon një vello gati se mistike në mendjen e publikut kosovar.

Së paku te ata që s’kanë zgjedhur të shndërrohen në ‘besimtarë’ të Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas prapaskenave që kishte shpaluar ish-deputeti ‘heretik’ i LVV-së, Haki Abazi, ajo përshkruhej thuajse si një “mjeshtre e marionetave” e shumicës parlamentare të kësaj Lëvizje të kthyer në Parti.

Abazi tregonte se madje ajo ua shkruan dhe redakton deputetëve tekstet e fjalimet me të cilat ata i drejtohet qytetarëve kosovarë.

Kështu, sipas Abazit, deputetët e LVV-së ishin veçse gregaritet pa subjektivet nën dirigjentet Mihali.

Kurreshtja e shumëkujt ishte ndezur nga krejt ajo çfarë po flitej. Një figurë si kjo, me aq shumë kontroll mbi mendjet dhe sjelljet e përfaqësuesve të popullit (të 51% prej tyre), e cila pa asnjë prekje me qytetarët e vendit, pa u folur asnjëherë drejtpërsëdrejti ose marrë votë prej ndokujt, me kaq autoritet të madh të atribuuar, ishte edhe enigmatike.

Një kërkim të vogël në faqen e saj në Facebook, gjë të veçantë te ajo nuk gjen. Pos, një parrot-ësi të zakonshme të Lëvizjes Vetëvendosje, narracion polarizues dhe intoksues ndaj kundërshtarëve politik, fjali tejet të varfra në shkrime tipike për Vetëvendosjen, e gjëra të ngjashme të pa shije.

Gazetarët të cilët kanë përcjellur secilën germë të Mihalit, kanë transmetuar mesazhet e saj çdo herë që ajo ka shkruar, së paku prej kur emrin e saj e kishte gjuajtur në publik Haki Abazi, kur ky i fundit veten e jepte si viktimë të kësaj të fundit.

Mihali u bë “celebrity”.

Por, mu pas kësaj, ajo nisi të bllokonte gazetarët nga profili i saj në Facebook.

Disa gazetarë të Nacionales nuk mund të gjejnë më profilin e saj ngase janë të bllokuar.

Ajo si funksionare e lartë e partisë në pushtet gazetarëve të cilët s’i pëlqejnë, ua heq mundësolinë për ta ndjekur.

Gazetarët e Nacionales Mirlind Behluli, Xhezair Dashi dhe Eriola Cacaj janë bllokuar nga Dejona Mihali.

Lajme të ngjashme