Petkoviq thotë se Pantiqit i është hequr masa e arrestit shtëpiak, do të mbrohet në liri
Ish-policit serb, Dejan Pantiq të arrestuar nga Policia e Kosovës më 10 dhjetor të vitit 2022 në kohën e tensioneve në veri, raprtohet se sot i është hequr masa e arrestit shtëpiak dhe se do të mbrohet në liri.
Të paktën, kështu ka pretenduar Petar Petkoviq, drejtori i të ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën.
“Pantiq, i cili fillimisht u mbajt nga policia e Kosovës në bazën në Jarinjë për ditë të tëra pa ilaçe apo kontakt me familjen e tij, dhe i cili u transferua në arrest shtëpie vetëm pas presionit të fortë të serbëve nga Kosova dhe aksionit diplomatik të Beogradit në fundviti, sot u lirua për t'u mbrojtur në liri!” – ka shkruar ai në Twitter.
Дејану је уз кауцију укинута мера кућног притвора и он ће коначно моћи да буде на слободи. И он и његова породица прошли су праву голготу, али су дочекали лепе вести. Србија не заборавља своје невино ухапшене сународнике и наставиће борбу за свакога од њих! 2/2
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) September 6, 2023
Për çka akuzohet Pantiq?
Dejan Pantiq, ish-polici i Kosovës, dyshohet për dy vepra shumë të rënda, të parapara me kodin penal të Kosovës.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, pati shkruar në Facebook, dy nga akuzat që rëndojnë mbi të dyshuarin Pantiq.
“Sulm kundër rendit kushtetues” është vepra e parë për të cilën ministri tha se akuzohet Pantiq.
Kjo vepër sipas Kodit Penal të Kosovës, në secilin rast është e dënueshme jo më pak se 5 vjet burgim.
Kurse sipas njoftimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kur i ishte caktua masa e paraburgimit, thuhej se ai akuzohet për “kryerjen e veprës terroriste nga neni 129”.
Edhe ky nen parasheh dënim të rëndë. Në secilin rast 5 vjet e më tepër burgim.
Varësisht prej mënyrës së kryerjes, minimumi i denimit për këtë vepër mund të jetë në rastin më të lehtë, jo më pak se 5 vjet, e në rastin më të rëndë jo më pak se 15 vjet burgim.
