Dehari thotë se VV-ja nuk e ka ndërruar emrin e Albulena Haxhiut: E kemi kryer takimin konsultativ - NACIONALE

Dehari thotë se VV-ja nuk e ka ndërruar emrin e Albulena Haxhiut: E kemi kryer takimin konsultativ

4 javë më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hequr dorë nga emri i Albulena Haxhiut, si e propozuar për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

“Nuk ka ndërruar emri”, tha në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari.

Për nesër, nuk ka as takim të planifikuar.

“Jo, e kemi kryer takimin konsultativ, tash do të vazhdojmë me mbledhjen, siç është në plan”, tha Dehari.

Lajme të ngjashme