Dëgjohen të shtëna me armë në afërsi të njësitit policor në Zveçan
Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, ka njoftuar se të enjten rreth 20:00, njësiti policor në pikën e kontrollit në Zveçan, ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Policët kanë gjetur vetëm nëntë gëzhoja të armës së gjatë , por nuk kanë hasur në ndonjë person në vendin ku janë dëgjuar të shtënat.
Policia e ka konsideruar ketë rast si sulm kundër rendit kushtetues.
“Njësiti policor ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi/distancë ku ishin duke qëndruar në pikë kontrolli. Zyrtarët policorë kanë ndërmarrë masa dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur nëntë gëzhoja të armës së gjatë por nuk kanë hasur ndonjë person të dyshuar,”- thuhet në raportin e PK-së.