"Defender Europe 2023”, Osmani: Destabilizuesit dhe sfiduesit do të dështojnë çdo herë
Në rastin e stërvitjes së madhe ndërkombëtare “Defender Europe 2023” që ka nisur në Kosovë, Presidentja Vjosa Osmani iu adresua ushtarëve pjesëmarrës si “gardianët e botës”. Këtë ngjarje ushtarake presidetja e vlerësoi si vendosmëri për të ruajtur paqen “në një botë e cila po sfidohet vazhdimisht”.
Forca nuk konsiston vetëm në ato të armëve, u shpreh Osmani, por edhe në atë të lidhjeve që krijohen dhe në aleancat që ndërtohen.
“Objektivi kryesor i ‘Defender 2023’ është që ta shfaqë aftësinë ushtarake dhe luftarake të Shteteve të Bashkuara dhe shteve aleate kundër agresorëve të mundshëm, dhe për t’i siguruar aleatët evorpianë se kontinenti është i sigurt nga sulmet e mundshme”, tha ajo.
Këtë ngarje, Osmani e quajti “historike në shumë aspekte” e në veçanti për ushtrinë më të re në kontinentin evropian, atë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Defender 2023 përkon edhe me 24 vjetorin e çlirimit të Kosovës, e cila për nga kujtesa është aq e freskët sa edhe ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve tjera të NATO-s ndaj gjenocidit të Millosheviqit ndaj popullit të Kosovës. Ne ishim viktimat, ndërsa regjimi i Millosheviqit ishte agresori, e lufta jonë ishte luftë për liri, kjo është e vërteta do ta ruajmë çdo herë”, tha Presidentja Osmani derisa nderoi edhe tre mijë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pjesëmarrja e Kosovës në këtë ushtrim me 1 mijë e 400 trupa të FSK-së, e si nikoqir në mesin e 25 shteteve pjesëmarrëse, Osmani tha se tregon besimin e fuqishëm të partnerit tonë strategjik, ShBA-së ndaj Republikë së Kosovës dhe Ushtrisë së Kosovës.
Osmani, përveç kësaj stërvitje, tha se për Kosovën është e domosdoshme të hyjë edhe në frontin politik, prej Kartës së Adriatikut, Partneritetin për Paqe të NATO-s, e deri në anëtarësim në NATO.
“Shkaktarët e sfidave, destruktiviteteve dhe destabilitetit do të dështojnë çdo herë”, tha ajo./Nacionale/