Deda: Vendimi i Kushtetueses e qartësoi përfundimisht procedurën për zgjedhjen e presidentit - NACIONALE

Deda: Vendimi i Kushtetueses e qartësoi përfundimisht procedurën për zgjedhjen e presidentit

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Analisti politik Ilir Deda ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës, duke shkruar se aktgjykimi ka sqaruar përfundimisht procedurat dhe kufijtë kushtetues në këtë proces.

Deda tha se Gjykata Kushtetuese ka dhënë pesë sqarime thelbësore, të cilat, sipas tij, rrëzojnë interpretimet e partive në pushtet dhe vendosin qartë rregullat për të ardhmen:

“Gjykata Kushtetuese sqaroi njëherë e përgjithmonë çështjen e zgjedhjes të presidentit të Kosovës:

1. Sqaroi procedurën 60 ditëshe, duke e rrëzuar pretendimin e partive në pushtet

2. Sqaroi që nuk ka mandat detyrues deputetëve, siç kërkuan partitë në pushtet

3. E përcaktoi shpërndarjen automatike të Kuvendit, nëse nuk zgjidhet presidenti - që asnjë lojë politike nuk mund ta zhbëjë

4. Sqaroi që në bazë të kompetencave Kushtetuese presidenti nuk përfaqëson grupe apo interesa partiake

5. E shfuqizoi dekretin e presidentes, por duke e vendosur si argumentim valid për të ardhmen kur të jetë në rend dite zgjedhja e presidentit

Shkurt e shqip, nëse nuk mund të mirreni vesh - pa imponim, shkohet në zgjedhje.”

Lajme të ngjashme