Deda thotë se s’po e sheh që Kurti është duke e bërë Asociacionin - NACIONALE

Deda thotë se s’po e sheh që Kurti është duke e bërë Asociacionin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ilir Deda, analist që dikur ishte edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, ka folur rreth çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një intervistë për Blicin, Deda vlerësoi se nuk po e sheh që Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, është duke e bërë Asociacionin.

“Jo, nuk e shoh që është duke e bërë Asociacionin. Faktikisht qeveria s’mund ta bëjë Asociacionin, qeveria duhet të dakordohet për statut dhe atë statut në formë të dekretit ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese dhe s’ka më rol, edhe nëse flasim tash edhe me kalendar kur mund të bëhet Asociacioni që sot me fillu procedurën, ai nuk përfundon deri në dimrin e vitit 2025, sepse lidhet me kuvendet komunale të komunave, ato kanë rol e duke e marrë parasysh kompozicionin e kuvendeve komunale në veri, nuk e shoh që mund të ecet përpara para zgjedhjeve komplet të reja në nivel komunal e ato dihet që janë në vjeshtën e vitit 2025 dhe atëherë mund të themelohet Asociacioni”, vlerëson ai.

Lajme të ngjashme